Loading…
Ndiheni të lodhur? 11 këshilla për tu ndier më energjikë
  • 31/10/2018 | 21:55

...

Motivimi është një prej elementeve më të rëndësishme gjatë një procesi pune dhe të jesh i motivuar, sidomos gjatë periudhave super të ngarkuara, atëherë kur stresi dhe lodhja mund të fitojë mbi gjithçka, është një prej sfidave më të mëdha.


Më poshtë do të lexoni 11 këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë për të qenë sa më të motivuar edhe në momentet më të vështira:

1- Listoni gjithçka që keni për të bërë. Pasi të keni shkruar çfarë keni për të bërë vendosni përbri tyre numra, duke filluar nga ato që kanë më shumë rëndësi e deri tek ato të fundit, të cilat mund të lihen edhe për ditën tjetër të punës. Një gjë e tillë ju ndihmon për të filluar me ato detyra të cilat janë më të rëndësishmet dhe mbi të gjitha me ato që duhen përfunduar të parat.

2- Bëni një pushim 5-minutësh çdo 30 minuta. Edhe një pushim (shkëputje) prej vetëm 30 sekondash ndikon në rritjen e produktivitetit me 13 për qind më shumë.

3- Çaktivizoni njoftimet e ardhjes së email-eve të reja dhe njoftimeve në celular. Sipas disa kërkimeve të fundit popup-et lajmëruese ndikojnë në tërheqjen e vëmendjes nga detyra me të cilën ishit duke u marrë. Madje edhe thjesht mbajtja e telefonit në tavolinën e punës mund të ndikojë në tërheqjen e vëmendjes gjatë punës, prandaj këshillohet që ta mbani në një vend që të mos e shikoni.

4- Ushtrime të vogla fizike, të tilla si ngritja e të dyja duarve sipër kokës apo shtrirja e këmbëve përpara, lëvizja e kokës në formë rrethi do t’ju ndihmojnë për të larguar stresin që mund të keni akumuluar gjatë orëve të punës. Ideale do të ishte që gjatë pushimit të drekës të kishit mundësi të bënit shëtitje për të lëvizur dhe për të mos qëndruar ulur.

5- Kafe me vaj kokosi dhe gjalpë. Edhe pse mund të duket si kombinim i çuditshëm sidomos për ata persona që nuk duan të prishin shijen e kafesë së “shenjtë” të mëngjesit, sipas studimeve të fundit ka rezultuar se ky është kombinimi ideal për të marrë dozën e duhur të energjive, të cilat do t’ju bëjnë që të jeni energjikë dhe të motivuar, dhe mbi të gjitha, të mos lodheni deri në orët e pasdites.

6- Ndryshoni ambient pune, sikur edhe vetëm për një orë. Nëse profesioni jua lejon ju mund të merrni laptopin tuaj dhe të shkoni të punoni në ndonjë kafene me internet. Mjedisi i ri ndikon në rritjen e kreativitetit dhe të përqendrimit.

7- Pini sa më shumë ujë. Dehidratimi është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit të lodhjes.

8- Punoni në këmbë. Sipas një studimi të fundit të kryer, punonjësit të cilët gjatë një jave kishin punuar në këmbë (në tavolina të larta) në krahasim me ata që punuan ulur gjatë gjithë javës, ishin më pak të lodhur. Kjo shpjegohet me faktin sepse të punuarit në këmbë ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e fuqisë së trurit, ndikon në rritjen e përqendrimit tuaj dhe mbi të gjitha ju krijon një gjendje më të mirë si të fizike, por ashtu edhe mendore.

9- Dëgjoni muzikë që nuk e keni dëgjuar më parë.

10- Punoni pranë dritares. Drita natyrale ndikon në rritjen e produktivitetit tuaj në punë.

11- Vaji i borzilokut. Mbani gjithmonë në tavolinën tuaj të punës një shishe të vogël me vaj borziloku dhe sa herë të ndiheni të lodhur lyeni kyçet tuaja të duarve. Vaji i borzilokut ka efekte shumë të mira në rritjen e vigjilencës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë