Loading…
Ndodh edhe në Europë, Amsterdami i tëri në errësirë
  • 09/03/2018 | 22:12

...

Një defekt i madh elektrik ka zhytur Amsterdamin në errësirë, duke ndaluar lëvizjen e tramvajeve dhe duke detyruar muzetë e famshëm të mbyllen.

“Ky defekt filloi ndodhi orës 11:00 pas këputjes së një kabllo elektrike, gjatë punimeve të gërmimit në jug të lagjes historike të kryeqytetit holandez”, njoftoi kompania furnizimit me elektricitet “Liander”, në një komunikatë.

Muzeu “Rijksmuseum”, që strehon pafund thesare artistike, si piktura e famshme e Rembrandit “The Night Watch”, u evakua dhe mbyll, ashtu si muzeu arkeologjik Allard Pierson, që ndodhet aty pranë.

Amsterdami është qytet që përbëhet nga 8 lagje të mëdha të cilat janë të mbushura me relikte artistike dhe me popullsi prej rreth 2 milionë banorësh në zonën e brendshme të qytetit.

Një defekt i tillë që pasoi ndërprerjen e energjisë nuk mbahet në mend të ketë ndodhur në kryeqytetin holandez, dhe njëjtë ndodh edhe në qytetet e mëdha të botës perëndimore. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë