Loading…
Ndodh në Indi, vdesin në spital 30 fëmijë
  • 12/08/2017 | 21:51

...

Së paku 30 fëmijë, përfshirë foshnje, kanë vdekur në një spital në shtetin verior, Utar Pradesh, në Indi, gjatë 48 orëve të fundit, duke i nxitur autoritetet që të urdhërojnë hetime.


Të gjitha vdekjet në një spital shtetëror në qytetin Gorkaahpur, kanë ndodhur të enjten dhe të premten.

Zyrtari rajonal, Rajiv Rautela, ka sugjeruar se vdekjet ishin shkaktuar për shkak të mungesës akute të oksigjenit, pasi një kompani private e ka ndalur furnizimin me cilindra të oksigjenit për shkak të mospagesës.

Qeveria e këtij shteti dhe Rautela më vonë e kanë përgënjeshtruar pohimin se mungesa e oksigjenit ishte shkaktar i vdekjeve të fëmijëve.

Prindërit e fëmijëve kanë thënë se furnizimi me oksigjen në dhomat spitalore ishte ndalur pardje dhe se familjeve u ishin dhënë pajisje për ta ndihmuar frymëmarrjen e fëmijëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë