Loading…
Ndodh në parlament: Deputeti i propozon të dashurit martesë nga foltorja
  • 05/12/2017 | 15:04

...

Përgjigjja ishte “po”, pas së cilës pasoi duartrokitja në parlament.


Gjatë një debati mbi martesat e gjinisë së njëjtë në parlamentin Australian, një deputet i propozoi të dashurit të vet derisa qëndronte te foltorja e kuvendit, transmeton gazetanetro.net.

Derisa deputetët debatonin për legalizimin e martesave të gjinisë së njëjtë Tim Wilson vendosi t’i propozojë të dashurit të vet shumëvjeçar Ryan Patric Bolger.

Përgjigjja ishte pozitive, pas të cilës u dëgjua duartrokitja në kuvend.

Për shkak se propozimi u bë në parlament, ai do të hyjë në procesverbalin zyrtar.

Qytetarët këtë propozim kanë mundur ta shohin në televizion drejtpërdrejt, dhe ky është propozimi i parë në parlamentin e Australisë/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë