Loading…
Ndodhë edhe kjo, fermeri i propozon të dashures me anë të lopës |FOTO
  • 22/10/2018 | 13:34

...

Fermeri propozon të dashurën me anë të lopës Kur bëhet fjalë për propozime, realizimi i një ideje origjinale është një sfidë e vërtetë. Por një fermer skocez ka menduar një propozim ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim zakonisht, transmeton Botapress.info


Chris Gospel 30 vjeç, i kërkoi dorën për martesë të dashurës së tij duke shkruar “A pranon të martohesh me mua?” tek lopa e tij. Fatmirësisht ajo tha “po”. Dhëndëri u shpreh se kafsha e quajtur Curlytop ishte lopa e preferuar e të dashurës së tij ndaj donte ta bënte këtë moment sa më emocionues për të.

E dashura u shpreh shumë e lumtur dhe se nuk e priste diçka të tillë. Tashmë pritet të bëhen të ditura detaje të martesës, por me siguri lopa Curlytop do të jetë shoqëruesja e nderit.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë