Loading…
Ndodhë edhe kjo, profesori ngelë një klasë të tërë
  • 11/10/2018 | 13:13

...

Një profesor ekonomie në Texas Tech tha se nuk kishte ngelur asnjëherë, as edhe një student të vetëm, por një herë kishte ngelur një klasë të tërë.


Klasa (studentët) këmbëngulën se komunizmi funksionon, përderisa askush nuk do të ishte i varfër dhe askush nuk do të ishte i pasur.

Profesori tha: “Dakord, do të bëjmë një eksperiment në këtë klasë për komunizmin. Të gjitha notat do të mesatarizohen dhe të gjithë do të marrin të njëjtën notë, kështu që askush nuk do të ngelë dhe askush nuk do të marrë A (Dhjetë)”.

Pas testit të parë, notat u mesatarizuan dhe të gjithë morën B (Nëntë). Studentët që kishin studiuar shumë u mërzitën, ndërsa studentët që kishin mësuar shumë pak, ishin shumë të lumtur.

Por në testin e dytë, studentët që kishin mësuar pak nisën të mësonin edhe më pak, dhe ata që kishin studiuar shumë, menduan që, përderisa nuk do të merrnin 10, nuk kishin pse mësonin aq shumë.

Mesatarja në testin e dytë ishte D (7).

Askush nuk ishte i lumtur. Në testin e tretë, mesatarja ishte F.

Notat nuk u rritën asnjëherë, ndërkohë që nisën grindjet, fajësimet dhe mëritë pasi askush nuk mësonte për të tjerët.

Për habinë e tyre të madhe, të gjithë ngelën.

Profesori u tha se edhe komunizi do të dështonte, për shkak të të njëjtit parim njerëzor të stimulit.

Sa më shumë që njerëzit të përpiqen të kenë sukses, aq më i madh shpërblimi, por kur qeveria merr gjithë shpërblimet, askush nuk do të përpiqet të ketë sukses!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë