Loading…
Ndodhë në Skënderaj: Lojtaret akuzojnë drejtorin e Komunës se u vodhi topat
  • 13/06/2018 | 15:06

...

Kur në sportin kosovar duket se përfundojnë paradokset, dëgjohet diku tjetër një. Kësaj radhe Skenderaj ka rezervuar një befasi.


Sipas një reagimi të klubit të femrave ‘KV Skenderaj’, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Skënderajt, Ramiz Shala, ka përvetësuar një donacion që ka ardhur nga Federata e Volejbollit të Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Siç pretendojnë ata, me largimin e zyrtarëve të Federatës, drejtori kishte marrë topat dhe rrjetën dhe i kishte lënë pa stërvitje.

” Drejtori për  Kulturë Rini dhe Sport, Ramiz Shala, ishte pjesëmarrës në shpërndarjen e pajisjeve sportive nga Federata e Volejbollit të Kosovës, për shkollën e volejbollit në Skënderaj, shkollë e cila është aktive dhe është pjesë e Kv Skenderaj tash e sa kohë, ku ka nxjerrë talente të mëdha, dhe merr pjesë në gara me të gjitha grupmoshat. Menjëherë pas largimit të pjesëtarëve të Federatës nga salla, Ramiz Shala u përkujdes që topat dhe rrjetën t’i marrë në veturën e tij, dhe t’i dërgojë në zyrën e tij ose në shtëpi, duke i lënë vajzat në gjysmë të stërvitjes, dhe duke i bërë pajisjet pronë të tij”, thuhet në reagimin e shkollës së Volejbollit.

Ndërkaq, akuzat e kësaj shkolle nuk ndalen këtu. Ata e akuzojnë drejtorin se po synon që ta mbyllë këtë shkollë me qëllim për të hapur një tjerët, duke lënë kështu jashtë klubit të Skënderajt shumë emra të njohur.

Në reagim thuhet se nevojitet intervenim pasi, në të kundërtën, sportin në këtë qytet po e presin ditë jo të mira./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë