Loading…
Ndryshim temperaturash, pritet shiu | Tabela e motit për 3 ditë
  • 14/11/2017 | 22:24

...

Në ditët e para të javës që po vjen, një vorbull e ftohtë ciklonike nga Arktiku, parashihej që të depërtojë mbi rajonin tonë, por në ditët e fundit vorbulla ka ndërruar trajektoren dhe do të depërtojë më në perëndim të Italisë, ku mbi vendin tonë do të favorizoj më shumë kushte për shi, se sa edhe për reshje bore siç parashihej ditë më parë.


Temperaturat e ajrit gradualisht do të zbresin me maksimale nga 15C, në fillim të javës në 4C, e minimalet nga 7C deri në 2C, sipas Prishtina Weather, shkruan Gazeta Metro.

Nga mbrëmja e së martës dhe nga dita e mërkurë, do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, derisa reshjet e borës, momentalisht parashihen më shumë në vise malore mbi 1200m-1500m. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë