Loading…
Ndryshime të mëdha: Zbulohet formacioni i Argjentinës ndaj Kroacisë
  • 20/06/2018 | 09:17

...

Argjentina e Lionel Messit do të përballet nesër me Kroacinë, në një ndeshje me shumë rëndësi për kualifikim në fazën tjetër, shkruan Metro Sport.

Pas barazimit befasues me Islandën, Argjentinës i duhet gjithsesi rezultat pozitiv ndaj Kroacisë si dhe në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Nigerisë, në mënyrë që të ketë gjasa të kualifikohet nga grupi.

Në përballjen e së enjtes që fillon nga ora 20:00, Kroacia vjen si lidere e grupit me 3 pikë, pas fitores 2-0 ndaj Nigerisë. Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar formacionin me të cilin pritet të fillojë ndeshjen selektori Jorge Sampaoli.

Përzgjedhësi i Argjentinës ka vendosur që të bëjë ndryshime të mëdha në formacion si dhe në sistemin e lojës pwr dallim nga ndeshja me Islandwn. Nga renditja 4-2-3-1, Argjentina pritet të luajë 3-4-3 ndaj kroatëve, qw ndryshe mund tw interpretohet edhe si 5-2-3.

Gjithashtu, lojtarët që e kanë humbur vendin në formacion janë Marcos Rojo, Lucas Biglia, Maximiliano Meza dhe Angel Di Maria, të cilët do të zëvendësohen nga Gabriel Mercado, Marcos Acuña, Enzo Pérez dhe sulmuesi Cristian Pavón.

Ky është formacioni i Argjentinës me të cilin starton ndaj Kroacisë nesër:

Wilfredo Caballero, Gabriel Mercado, Nicolás Otamendi, Nicolás Tagliafico, Eduardo Salvio, Javier Mascherano, Marcos Acuña; Enzo Pérez, Lionel Messi, Cristian Pavón; Sergio Agüero /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë