Loading…
Ndryshon moti, meteorologët thonë se do të ketë befasi
  • 27/05/2018 | 23:43

...

Fusha më stabile të presionit të lartë dhe masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, ditëve të ardhshme do të zhvendosen në lindje nga Europa qëndrore dhe rajoni ynë. Ditëve të fundit të muajit të maj, pritet të mbajë mot më i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.


Në disa pjesë qëndrore të kontinenit do të ketë temperatura verore, si në verilindje të Gjermanisë, ku maksimalet parashihet të ngrihen në 32C-33C, shkruan gazetametro.net.

Por, Kosova nuk do të prek as në këto ditë temperatura më të larta se 26 gradë, siç ishin edhe në fillimin e muajit maj.


Dita e nesërme do të ketë mot të ngrohtë, pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite vonë rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

Po ashtu, të martën do të ketë mot të ngjashëm. Moti do të jetë i ngrohtë, kryesisht me diell, e ditën e mërkurë pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.

E të enjtën, do të kthehet moti i ditëve të fundit. Moti do të jetë me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Edhe në ditët në vijim temperaturat e ajrit do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 24C deri në 26C./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë