Loading…
Ndryshon moti sot, ju presin befasi në fundjavë |TABELA
  • 19/07/2018 | 23:58

...

Sot mot më i freskët, kryesisht me vranësira dhe me intervale me diell, pasdite pritet vende-vende të ketë reshje shiu,  e në fundjavë ju pret një mot i nxehtë kryesisht me diell.


Meteorologët parashikojnë se në vendin tonë gjatë ditës së sotme do mbajë mot më i freskët me mundësi për reshje shiu, por në fundjavë do kemi rritje të temperaturave po që nuk pritet të zgjasë shumë, përcjell Gazeta Metro.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalet nesër do të zbresin deri në 22C, e në fundjavë do të rriten deri në 31C.
Do të fryejë erë e mesatare nga veriperëndimi-veriu 3-10m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 2-11m/s. Shtypja atmosferike, nga vlerat normale, deri në fundjavë, do të pësojë rënie nën këto vlera.

Parashikim i detajuar nga nesër deri më 23 korrik:

20.07 – Mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.
21.07-22.07 – Mot i nxehtë, të shtunën kryesisht me diell dhe kthjellët. Ditën e diel paradite kryesisht me diell, pasdite pjesërisht vranët, vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
23.07 – Mot jo shumë i ngrohtë, kryesisht i vranët me shi dhe shtrëngata./Gazetametro.net

Tabela e motit

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë