Loading…
Në 20 vjetorin e vdekjes: Cilat ishin fjalët e fundit të princeshës Diana (Video)
  • 31/08/2017 | 13:55

...

Në tunelin e Parisit më 31 gusht, pikërisht para njëzet viteve, rreth mesnatës pësoi për vdekje princesha Diana. Për shkak të vozitjes së shpejtë të vozitësit, testi i gjakut të cilit tregoi se ai ishte i dehur, automobili i saj u përplas në njërën nga shtyllat e tunelit. Në vend vdiqën Dodi Al-Fayed dhe vozitësi Henry Paul, përcjell Gazeta Metro.


Truproja Trevor Rees Jones i vetmi mbijetoi fatkeqësinë, derisa Diana vdiq katër orë më vonë në spital.

Disa minuta pas aksidentit, në gjysmë vetëdije në ulësen e prapme, me kokë dhe eshtra të gjoksit të thyera, e pëshpëriste emrin e Dodi’t. Në atë gjendje, para vdekjes e incizonin paparacët të cilët i përcillnin nëpër gjithë Parisin. Rreth orës 1 pas mesnate informata përmes të ambasadorit arriti deri në pallat në Skoci, ku ishin ish bashkëshorti i Diana’s Charles dhe nëna  e tij, mbretëresha Elizabeth. Charles’it i kishin thënë se Diana kishte aksident trafiku, por se vetëm e kishte thyer dorën.

Kah ora 3:30, princi dhe mbretëresha kishin kuptuar prej gazetave se Diana kishte vdekur në tavolinën e operacionit. Pasoi kaosi. Mbretëresha insistonte që Charels të mos i zgjojë princat, por që këtë lajm t’iu tregojë në mëngjes.

Charles ishte shumë i shqetësuar. E dinte se publiku do ta akuzonte atë dhe frikohej për vet mbijetesën e monarkisë. Kishte frikë shtesë prej vëmendjes së medieve e cila do ta kaplojë të dashurën e tij Camilla’n, e cila qysh atë natë e ngushëlloi. Kur në mëngjes u zgjuan William dhe Harry, i treguan se i kishte vdekur e ëma, dhe më pas i quan në meshë derisa në Londër mbretëronte kaosi.

Charles me motrat e Diana’s kishte shkuar me aeroplan privat të merrte trupin e Dianës, ndërsa Elizabeth dhe Philip refuzonin të ktheheshin në Londër. Pohonin se dëshirojnë t’i mbrojnë djemtë para ballafaqimit me publikun në varrim. Publiku çmendej. E akuzonin mbretëreshën, e disa madje e akuzonin që ka lidhje me vdekjen e Diana’s.

Kryeministri Tony Blair ditë e natë mundohej ta bind se “në emër të shpëtimit të monarkisë të jep një deklaratë dhe të kthehet në Londër”. Charles iu kthye djemve në Balmoral dhe filluan grindjet rreth përgatitjes së varrimit. Mbretëresha donte të jetë një varrim privat, por Charles dhe Philip e bindnin se kjo vetëm se i kishte zemëruar edhe më tepër qytetarët dhe se duhet t’iu jepet rasti që në mënyrë dinjitoze të përshëndeten nga princesha e tyre.

Varrimi, i cili zgjati më shumë se pesë orë, u mbajt më 6 shtator. Madje tre milionë njerëz ishin në rrugët e Londrës, ndërsa transmetimin e përcillnin gati tre miliardë njerëz.

“Ky ishte dita më e vështirë e jetës sime, edhe pse sot mendoj se asnjë fëmijë nuk duhet të detyrohet të ecë para miliona njerëzve pas arkivolit të nënë së tij. Kam shikuar njerëzit nëpër anët e rrugëve të cilët qanin dhe mendoja: Përse qani, ju nuk e njihnit”. Por, sot më vjen mirë që e kam kaluar atë rrugë, për mua do të thotë shumë, por edhe për popullin”, ka thënë Harry. Ai dhe William i mbrojnë veprimet e babait dhe gjyshes së tyre të cilët pesë ditë të plota nuk u kthyen nga Baloral në Londër.

“Nuk ka gjë më të vështirë se të thuash fëmijës se i ka vdekur prindi, vetëm deshën të na mbronin”, ka thënë William. Mbretëresha në fund, në ditën e varrimit, eci në mes të luleve para pallatit, u përkul para arkivolit të Diana’s dhe e zbriti, për herë të parë në histori, flamurin mbi Pallatin e Bakinghamit në gjysmështizë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë