Loading…
Në bashkëpunimin e ri të Sinan Vllasaliut me reperin kosovar, paralajmërohet vrasja e grave |VIDEO
  • 09/08/2018 | 08:21

...

Teksa vrasja e një gruaje 40-vjeçare dhe bijës së saj nga bashkëshorti në Gjakovë ka ngjallur reagime të mëdha në Kosovë në mbrojtje të të drejtave të grave, këngëtari i muzikës folk Sinan Vllasaliu dhe reperi Ghulo thërrasin për vrasjen e grave.


“Nys o nys, me të pa me tjetër unë të mbys”, thotë reperi nga Prishtina Ajet Bejiqi – i njohur me nofkën Ghulo, në këngën e publikuar sot që titullohet “Vet më the të dua”.

Projekti është ‘remake’ i këngës “Vet më the të dua” të cilën e kishte kënduar Sinan Vllasaliu disa vite më parë. Por për të sjell ‘remake’-n e këngës, Vllasaliu ka bashkëpunuar me reperin Ghulo, i cili stimulon vrasjet e grave.

Teksti i këngës është shkruar pikërisht nga Ghulo, ndërkaq muzikën dhe kompozimin e ka realizuar Nurteel.

Këto thirrje për vrasje të grave në projektin e publikuar sot nga Sinan Vllasaliu vijnë në momentin kur në Kosovë është ngjallur debat i madh lidhur me vrasjen e 40-vjeçares nga Tropoja, Valbonë Nrecaj, e cila ishte e martuar dhe jetonte prej disa vitesh në fshatin Brekoc të Gjakovës.

Nrecaj u vra të martën nga bashkëshorti i saj, i cili e vrau edhe vajzën e tij 9-vjeçare.

Për këtë ngjarje kanë reaguar sot organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave, ministri i Drejtësisë, kryeministri e presidenti i vendit dhe shumë aktivistë për të drejtat e grave. Rasti në fjalë dëshmon për pozitën aspak të favorshme të gruas në shoqërinë kosovare. /Insajderi.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë