“Toka është e zbrazët, dhe në të jetojnë njerëzit superior dhe nazistët. Ky vend është i ngjashëm me parajsën”. Shkenca moderne, natyrisht, e ka vlerësuar këtë teori plotësisht të gabuar.
Teoria e re konspirative është ndoshta një prej më bizareve që kemi dëgjuar deri tani. Sipas saj, Toka është e zbrazët, dhe se në të jeton raca e “njerëzve – jashtëtokësorëve”, nazistët dhe vikingët, lajmërojnë mediet botërore.
Në brendësinë e saj gjendet një vend i ngjashëm me parajsën, UFO’t vijnë nga aty sepse në të vërtetë ata janë “mbrojtës të planetit” dhe po e spiunojnë racën njerëzore si dhe po e pengojnë luftën nukleare, transmeton gazetametro.net
Autori i kësaj teorie, Rodney Cluff, pretendon se kjo teori tashëm i ka mijëra përkrahës. Ai është aq i sigurt në vërtetësinë e kësaj teorie saqë në vitin 2007 kishte organizuar udhëtim “në qendër të Tokës”, gjegjësisht në zbrazëtinë e saj në të cilën do të kishin hyrë nëpër një të çarë në Polin Verior. Ekspedita, për të cilën ishte dashur të paguhen 15.000 funte për person, megjithatë u anulua.
Cluff beson se në qendër ekziston sistemi i tyre solar, hëna, yjet dhe planetët.
Përkrahësit e kësaj teorie pretendojnë se ekzistojnë porte, nga një në çdo pol si dhe një në Himalaje, dhe nëpërmes tyre kanë arrit nazistët të arratisen pas Luftës së Dytë Botërore. Nëpër këto porte kanë kaluar edhe vikingët.
Natyrisht që shkenca moderne e ka vlerësuar këtë teori plotësisht të gabuar. /gazetametro.net