Loading…
Në Dublin fitoni 500 euro po e hëngërt një picë, ama të tërën! (VIDEO)
  • 15/11/2018 | 18:29

...

Një piceri e njohur nga Dublini klinetëve të saj ua ofron mundësinë të kënaqen në ushqimit e tyre të preferuar italian, por edhe njëkohësisht të bëhen me para.

Mirëpo kjo nuk është e lehtë. Në fakt, secilit që ia del ta hajë picën e tyre me diametër rreth 80 cm dhe të pijë dy ‘milkshake’ për më pak se 32 minuta, i garantojnë shpërblimin prej 500 eurosh.

Kur pronari i „Pinhead’s Pizza“ Anthony Kelly në ofertën e picerisë së tij kishte vënë edhe picën prej 80 centimetrash në vitin 2015, ajo nuk kishte emër. E quanin thjesht “pica më e madhe irlandeze”. Sot e quajnë “pica famëkeqe”, për shkak se askush nuk ia ka dalë ta hajë, ndonëse shumëkush e ka provuar., transmeton gazetametro.net.

Në fillim Kelly pretendentëve ua kishte pfruar vauçerin prej 50 eurosh dhe picën (e cila përndryshe kushton 32 euro) për sprovën e njëjtë. Mirëpo, që atëherë është bindur se askush nuk mund t’ia dalë, kështu që tash ofron 500 euro secilit që ia del ta përfundojë, shkruan “Oddity Central”.

Kelly thotë se mbi 100 njerë janë sprovuar, por deri më tash askush as për së afërmi nuk e ka ngrënë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë