Loading…
Në Evropë një numër i madh i refugjatëve po shndërrohen në skllevër
  • 11/08/2017 | 10:51

...

Bashkimi Evropian ka regjistruar në vitin 2017 rritje më të lartë të skllavërisë në raport me cilindo rajon të botës, me arritjen e 100.000 imigrantëve dhe refugjatëve  prej të cilëve shumica janë jashtëzakonisht të pambrojtur dhe të ekspozuar eksploatimit, kanë publikuar analistët.


Rreziku i skllavërisë nëpër ferma, ndërtimtari dhe fusha tjera është rritur nëpër gjithë rajonin, derisa numrat janë më të këqija se në vitin 2016 në 20 nga 28 anëtare të BE, sipas Indeksit vjetor të skllavërisë të kompanisë analiste britanike Verisk Maplecroft, shkruan Hina, transmeton gazetametro.net.

“Kriza e imigrantëve dhe refugjatëve ka rritur rrezikun e punës së skllavërisë në kompanitë nëpër gjithë Evropën”, ka thënë Sam Haynes, analist i lartë i cili merret me të drejtat e njeriut në Verisk Maplecroft.

Në botë 21 milionë njerëz janë të nënshtruar në punë të dhunshme, duke përfshirë edhe fëmijët, në bizneset me vlerë prej 150 miliardë dollarë amerikan në vit, sipas Organizatës ndërkombëtare të punës (ILO).

Sipas Indeksit, i cili përfshinë fushat nga kontrabanda me njerëz deri te skllavëria e njerëzve, si dhe ligjet dhe zbatimin e ligjeve në 198 vende, Rumania, Greqia, Italia, Qipro dhe Bullgaria janë me më së shumti punë skllave brenda Bashkimit Evropian.

Të gjitha kanë qenë pika kyçe për hyrjen e refugjatëve dhe imigrantëve në rajon, pretendon Versik Maplecroft.

Gati 115.000 imigrantë dhe refugjatë kanë arritur në Evropë nëpër rrugët detare deri tani, dhe atë më shumë se 80 për qind janë zbarkuar në Itali, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Imigrim (IOM)./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë