Loading…
Në Gjermani niset treni i parë me hidrogjen
  • 18/09/2018 | 10:53

...

Trenat me hidrogjen janë të pajisur me qelula të cilat me kombinimin e hidrogjenit e oksigjenit prodhojnë rrymë me avull uji si nusproduktin e vetëm

Në Gjermani të hënën është lëshuar në qarkullim treni i parë në botë me motor hidrogjeni, me çka kjo teknologji më e shtrenjtë por ekologjikisht më e pranueshme u kundërvihet trenave dizelë, të cilët e ndotin ajrin.

Dy trena të kaltër, të cilët i ka priodhuar Alstomi francez janë nisur trasesë së gjatë njëqind kilometra ndërmjet qyteteve Cuxhaven, Bremerhaven, Bremervoerde dhe Bruxtehude në Gjermaninë veriore.

“Treni i parë me hidrogjen hyn në veprimtari komerciale dhe është i gatshëm për prodhim”, ka thënë Henri Poupart-Lafarge, drejtor ekzekutiv i Alstomit në ceremoninë në Bremervoerd, stacionin në të cilin treni do të mbushet me hidrogjen.

Alstomi, prodhues i TGV-ve francezë, thotë se planifikon t’ia liferojë edhe 14 trena Saksonisë së poshtme deri në vitin 2021, por edhe shteteve tjera gjermane, të cilat tregojnë interes.

Trenat me hidrogjen janë të pajisur me qelula të cilat me kombinimin e hidrogjenit e oksigjenit prodhojnë rrymë me avull uji si nusproduktin e vetëm.

“Sigurisht se blerja e trenave me hidrogjen është më e shtrenjtë se atyre dizel, por është më i lirë në mirëmbajtje”, ka thënë menaxheri i projektit të Alstomit Stefan Schrank për AFP-në.

Vende të tjera të Evropës e Kanadaja janë të interesuara për trena me hidrogjen, ndërsa Franca tashmë është deklaruar se deri më 2020 e do trenin me hidrogjen në binarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë