Loading…
Në Iran dhe Irak mbi 335 viktima të tërmetit, një tërmet i fortë e ka goditur edhe Kostarikën
  • 13/11/2017 | 11:19

...

Së paku 335 persona kanë vdekur dhe gati 3.000 të tjerë janë lënduar në tërmetin e fortë, i cili e goditi rajonin kufitar në mes të Irani dhe Irakut. Një tërmet tjetër me fuqi prej 6.5 ballë të Rihterit e ka goditur edhe bregdetin e Kostarikës, transmeton gazetametro.net.


Sipas të dhënave të Organizatës iraniane për menaxhim të fatkeqësive, në Iran kanë vdekur së paku 328 dhe më shumë se 2.500 persona janë lënduar.

Tërmeti është ndier në disa provinca iraniane , ndërsa më së rëndi është goditur Kermanshah ku janë shpallur tri ditë zie, transmeton gazetametro.net.

Tërmeti është ndier edhe në Irak, ku kanë vdekur së paku 7 persona në rajonin e Kurdistanit, ku më së shumti është goditur qyteti Darbandikan.

Qendra mesdhetare sizmologjike lajmëron se tërmeti ishte me fuqi prej 7.4 ballëve të shkallës së Rihterit.

Sipas Shërbimit gjeologjik amerikan, epiqendra e tërmetit ishte regjistruar në jugperëndim të qytetit Halabxha, afër kufirit Irako-Iranian.

Tërmeti i fortë edhe në Kostarikë

Një tërmet tjetër i fuqisë 6.5 ballë të Rihterit e ka goditur bregun e Kostarikës, por për fat nuk ka pasur viktima, dhe dëmet materiale janë të vogla. Nuk është dhënë paralajmërimi për cunami.

Tërmeti ndodhi 43 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit San Hose, në thellësi prej 20 kilometrave. Janë goditur rajonet rurale në afërsi të qytetit turistik Haka, transmeton Reuters./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë