Loading…
Në Istog u lejua votimi me pasaportë të ish-Jugosllavisë
  • 17/12/2017 | 20:10

...

Procesi i votimit për të parin e Istogut ka rrjedhur normalisht dhe qytetarët votuan të pa penguar.


Kështu ka bërë të ditur Demokracia në Veprim, e cila përmes ekipeve mobile ka vazhduar të vëzhgojë procesin e rivotimit në Komunën e Istogut.

Përderisa DnV ka njoftuar se është rritur numri i votuesve me asistencë, sipas tyre ka pasur disa raste të cilët janë vërejtur nga ta.

DnV thekson se në tri raste ka vërejtur votim me dokumente të identifikimit të cilat nuk parashihen me Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, siç është certifikata e lindjes e cila nuk ka fotografi të votuesit.

Rast më eklatant, sipas DnV-së, është në Qendrën e Votimit 0623C, në Cerkolez, ku një votues është lejuar të votojë me pasaportë të ish-Jugosllavisë.

KQZ: Janë numëruar rreth 80% e votave në Istog, rezultati shumë i ngushtë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë