Loading…
Në Japoni jetojnë gati 70.000 njëqindvjeçarë
  • 14/09/2018 | 11:30

...

Japonia ballafaqohet me ngarkesë gjithnjë e më të madhe demografike, meqë me dhjetëvjetësha jetëgjatësia po zgjatet

Numri i njëqindvjeçarëve në Japoni është shtuar për tre për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe tash është 69.785, prej të cilëve 90 për qind janë femra, transmeton gazetametro.net.

Sipas të dhënavë të Ministrisë së shëndetësisë, punës dhe kujdesit shoqëror, shtimi evitentohet për të 48-tin vit me radhë.

Në vitin 1963 në Japoni kanë jetuar vetëm 153 njëqindvjeçarë, ndërsa në vitin 1981 ky numër ka arritur në 1.000, transmeton agjencia kroate e lajmeve Hina.

Në Japoni jeton edhe personi më i moshuar në botë, Kane Tanaka, e cila i ka mbushur 115 vjet.

Ajo ka lindur në vitin 1903, kur pionerët e aviacionit, vëllezërit Wright, kanë fluturuar me “Flyer”-in e tyre.

Japonia ballafaqohet me ngarkesë gjithnjë e më të madhe demografike, meqë me dhjetëvjetësha jetëgjatësia po zgjatet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë