Loading…
Në këtë fotografi janë 12 ushtarë. A i dalloni ku janë?
  • 08/11/2017 | 13:06

...

Gjatë një ushtrimi ushtarak në një xhungël në Brunei janë fshehur pjesëtarët e Household Calvary’i, njësitit më të mirë elitë të ushtrisë britanike. A janë fshehur mirë?


Në faqen e vet në Facebook, ushtria britanike ka publikuar një fotografi nga një xhungël në Brunei ku momentalisht njësiti elitar i ushtrisë Household Calvary është duke ushtruar.

Mirëpo, në një vend me plotë bimë, në dukje të zakonshëm, fshihen 12 pjesëtarë të këtij njësiti.

“Kjo është diçka që Household Calvary e bënë më së miri”, shkruan në përshkrimin e fotografisë, “a mund t’i gjeni?”

Household Calvary ekziston qysh prej vitit 1660 dhe është njësiti më i vjetër në Ushtrinë britanike. Ata janë gjithashtu fytyra e forcave të armatosura britanike dhe paraqiten në çdo ceremoni të rëndësishme.

Princat Harry dhe William, si dhe këngëtari James Blunt kanë qenë pjesëtarë të këtij njësiti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë