Loading…
Në Kuvend, nesër diskutohet për Demarkacionin
  • 14/01/2018 | 08:58

...

Kuvendi i Kosovës nesër zyrtarisht nis punën në sesionin e ri, e punën e parë e ka Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ku deputetët që janë pjesë e këtij komisioni do të diskutojnë për Demarkacionin.


Kështu ka njoftuar Kuvedi i Kosovës, të cilat kanë sqaruar se takimi i komisionit do të nis në orën 9:30, shkruan gazetametro.net.

Demarkacioni me Malin e Zi u diskutua në Komision edhe para pushimeve, ku pati prezantim edhe të Komisionit të emëruar nga Haradinaj e që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi.

Ndërkohë, është mësuar se Demarkacioni nuk do të procedohet për në seancë për votim deri sa të sigurohen votat, e siç kanë thënë aktorët politikë kosovarë, kjo pritet të ndodhë brenda janarit.

Ndryshe, për nesër u njoftua edhe mbajtja e kryesisë së Kuvendit, por e cila u shty më pas për të mërkurën, e ku pritet të votohet për rendin e ditës pjesë e të cilës është edhe pika e shumë përfolur për rrëzimin e Speciales./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë