Loading…
Në listën e vendeve më të lumtura, Kosova renditet e 66’ta
  • 14/09/2018 | 13:23

...

Ndër 146 shtete Kosova gjendet në vendin e 78 të rang litës së shteteve për nga lumturia e banorëve, tregon raporti botëror, të cilin e ka bërë agjencia amerikane për hulumtimin e opinionin Gallup.

Vendi ynë ndër vendet e regjionit është prapa Sllovenisë në vendin e 51-të, por para Serbisë në vendin e 78-të, Malit të Zi (81), Kroacisë (82) dhe Bosnjë Hercegovinës (93) transmeton gazetametro.net..

Në vendin e parë për nga lumturia e banorëve, në periudhën e viteve 2015-2017, gjendet Finlanda, pasojnë Norvegjia, Danimarka, Islanda e Zvicra, ndërsa ndër dhjetë të parat janë edhe Holanda, Kanadaja, Zelanda e re, Suedia e Australia.

Austria gjendet në vendin e 12-të, Çekia në 21, Polonia 42, Rumania 52, Turqia 74 dhe Greqia në 79.

Në vendin e fundit, si vendi “më fatkeq” është Burundi, ndërsa para tij në listë janë Rebublika e Afrikës Qendrore, Sudani Jugor, Jemeni, Ruanda…

Rezultatet e anketës janë fituar në bazë të anketimit të mbi 154.000 njerëzve në 146 shtete.

Janë bërë pytetje nepërmjet telefonit apo në intervista personale mbi ndjenjat dhe emocionet, si: “A jeni ndjerë këndshëm dje?” “A jeni trajtuar me respekt?”, “A keni qeshur pak a shumë dje?”…

Rezultatet e anketës tregojnë se shtetet të cilat jetojnë në trazira, konflikte e lufta janë gjetur kah fundi i liëstës së vendeve në të cilat jetohet në lumturi, e ndër to janë edhe shtetet arabe Egjipti, Iraku, Tunizia e Jemeni.

Sipas rezultateve të hulumtimit, niveli i lumturisë në botë është në nivelin më të ulët në shumë decenie, dhe atë për shkak të njerëzve të cilët thonë se ndjehen të pakënaqur, të tendosur, të shqetësuar e me dhimbje.

Mohamed Younis, kryeredaktor i Gallupit, thotë se “në përgjithësi bota është më ë tendosur, më e trisshtuar dhe e dhimbshme se kurrë më parë”. AIi shton se liderët e shteteve në botë nuk mund t’u prijnë vendeve të tyre drejt kushteve më të muira të jetës për gjeneratat e reja pa e përcjellur se si qytetarët e vlerësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Hulumtin e tërë mund ta gjeni këtu.

/gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/09/2018 | 07:23
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë