Loading…
Në Merdare pritjet zgjasin deri në 15 orë!
  • 13/01/2018 | 18:42

...

Po vazhdojnë akoma kolonat e gjata të veturave në shumë pika kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Punëve të Brendshme të orës 17:25, thuhet se në Merdarë pritjet janë tejet të gjata, shkruan Indeksonline.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufirit shkruan se në Merdarë qytetarët presin deri në 900 minuta për të dalë nga Kosova.

Nëse kthehet në orë, i bije që në këtë pikë duhet të pritet 15 orë për të kaluar në territorin e Serbisë.

Derisa kolona në këtë pikëkalim kufitar është 1000 metra, apo 1 kilometër.

Pikë tjetër kufitare më e ngarkuar është edhe Vërmica me gjysmë ore pritje dhe Hani i Elezit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë