Loading…
Në Novi Pazar qytetarët e pritën Erdoganin nëpër rrugë
  • 11/10/2017 | 16:53

...

Një numër i madh i qytetarëve të Novi Pazarit dhe rrethinës janë mbledhur sot para Kuvendit Komunal për ta përshëndetur presidentin e Truqisë dhe atë të Serbisë Recep Tayyip Erdogan dhe Aleksandar Vucic.


Erdogan dhe Vucic arritën pas orës 13 në Novi Pazar dhe menjëherë u takuan me kryetarët e komunave të Novi Pazarit, Rashkës, Kralevës, Sjenicës, Tutinit, Prijepoljes, Nova Varoshit dhe Pribojit.

Do të pasojë nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit në mes të qyteteve të Novi Pazarit dhe Rashkës me Agjencinë turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA).

Dy presidentët para Kuvendit Komunal i ka pritur një numër i madh i qytetarëve.

Gati çdo ndërtesë në qendër të qytetit është e zbukuruar me flamuj të Turqisë dhe Serbisë, si dhe me atë të Këshillit kombëtar boshnjak. Përball ndërtesës së komunës gjendet një fotografi e madhe e Erdogan’it me tekstin në gjuhën turke “Edhe për fjalë edhe për vepra”, transmeton gazetametro.net.

Një numër i madh i qytetarëve mbajnë shamitë apo shallet me ngjyrë të bardhë dhe të kuq si dhe me shenjat e Turqisë, ndërsa qyteti është i zbukuruar me ballonë me ngjyra të flamujve të dy vendeve.

Sipas protokollit, do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të protokollit të qyteteve të Novi Pazarit dhe Rashkës me Agjencinë turke për bashkëpunim dhe koordinim. Pas ceremonisë së nënshkrimit Erdogan dhe Vucic do të shëtisin nëpër rrugët e Novi Pazarit.

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan është presidenti i parë i këtij vendi prej themelimit të tij, i cili është në vizitë zyrtare në Sanxhak. Ai gjithashtu, edhe si kryeministër i Turqisë e ka vizituar Novi Pazarin në vitin 2010. /gazetameto.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë