Loading…
Në pikë të ditës vritet kardiologu i ish-Presidentit amerikan, George Bush
  • 21/07/2018 | 18:11

...

Një kardiolog që ishte përkujdesur për ish-Presidentin amerikan George H.W. Bush është vrarë të premten pranë Qendrës Mjekësore në Houston të Texasit, bën të ditur CNN, transmeton Gazeta Metro.

Dr. Mark Hausknecht ishte duke ecur me biçikletën e tij pak para orës 9 të mëngjesit sipas kohës lokale, kur një person i paidentifikuar që gjithashtu ishte me biçikletë, pasi e kaloi u kthye dhe e qëlloi me dy plumba dhe u largua.

Hetuesit amerikanë deri më tani nuk kanë arritur që të identifikojnë vrasësin apo motivin për këtë krim, por kanë thënë që kishte shumë dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe kanë ofruar një përshkrim për dukjen e kriminelit.

Vrasësi dukej të ketë qenë me prejardhje hispanike ose i bardhë, mashkull rreth moshës 30 vjeçare. Në momentin kur kreu vrasjen ai kishte veshur një kapelë, xhaketë dhe pantallona të shkurtër ngjyrë kafe.

Ndërkaq, zëdhënësi i ish-Presidentit amerikan, Bush, ka lëshuar një komunikatë ku thuhet që presidenti dhe familja e tij shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për vdekjen e parakohshme të kardiologut që u përkujdes personalisht për shëndetin e Bushit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë