Kur po afron festa e 28 Nëntorit, e gjithë Shqipëria e Kosova mbushen me flamuj kuq e zi e që në qendër kanë shqiponjën dykrenare.
Por, shqiponja dykrenare kësaj here mund të mos jetë vetëm në flamuj, shkruan gazetametro.net.
Ajo tani mund të vendoset edhe në qendër të gojës, pasi një dentist kosovar nga Suhareka ka realizuar protezën e parë për dhëmbë me shqiponjë.
Siç shihet në fotografi, proteza është realizuar në laboratorin e dhëmbëve ‘UNILAB’ në Suharekë.
Kjo protezë është bërë me printer 3D që e ka në shfrytëzim ky laborator./gazetametro.net