Loading…
Në prag të luftës? Koreja Veriore e zemëruar me SHBA’në teksa tensionet rriten
  • 08/11/2018 | 14:40

...

Koreja Veriore po zemërohet me SHBA’në teksa bisedimet kanë ngecur dhe tensionet mes dy vendeve janë në rritje.


SHBA dhe burime të huaja të afërme me bisedimet japin një pasqyrë krejt tjetër nga ajo që Trump u mundua ta paraqes të mërkurën, shkruan CNN, transmeton gazetametro.net

Ministrja e Jashtme e Koresë Veriore, Khan Kyung-ëha, iu tha ligjvënësve në Seul se asaj i është thënë se koreano veriorët kanë kërkuar që të shtyhen bisedimet me SHBA’në, duke përmendur agjendën e ngjeshur.

Të njëjtën për CNN e tha edhe një zyrtar i lartë i SHBA’së.

Një burim tjetër i afërm me bisedimet Kore Veriore-SHBA tha se Penjani ka anuluar sepse ka ardhur në përfundimin se nuk do të arrihet asgjë me punën në nivel bisedimesh – qoftë nëpërmjet përfaqësuesin për Korenë Veriore,

Stephen E. Biegun, ose nëpërmjet vetë Pompeos.

Zyrtarët e ushtrisë amerikane dhe diplomatët e huaj thonë Koreja Veriore është shumë e hidhëruar për arsye se SHBA ende nuk i ka hequr sanksionet ndaj këtij vendi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë