Loading…
Në prag të marrëveshjes afatgjatë për armpushim, Hamas sulmon Izraelin, kjo e fundit përgjigjet ashpër
  • 09/08/2018 | 19:30

...

Izraeli lansoi një seri të sulmeve ajrore në Gaza pasi militantët e Hamas’it hodhën raketa dhe granada në territorin e saj, duke nxitur paralajmërimet mbi rreziqet për eskalim në mes të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje armpushimi afatgjatë.


Luftimet të mërkurën lanë tre palestinezë  të vdekur në Gaza, duke përfshirë një nënë shtatëzënë dhe vajzën e saj të re, sipas Ministrisë së Shëndetësië palestineze, me lëndime të raporuara në Izrael dhe Gaza, shkruan CNN, transmeton gazetametro.net

Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, më shumë se 180 raketa u hodhën në drejtim të Izraelit.

Disa të tjera u hodhën në vendet e populluara në Izrael, sipas zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes së këtij vendi, Jonathan Conricus.

Pas lansimit të raketave, forca ajrore e Izraelit goditi më shumë se 150 objektiva ushtarake nëpër 20 qytete në Gaza, duke lënë të vrarë dhe disa të lënduar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestineze. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë