Loading…
Në seancën e ardhshme, debat që dialogun ta drejtojë Kuvendi, e jo Thaçi
  • 19/07/2018 | 11:28

...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që kërkesa e PSD’së për debat urgjent parlamentar rreth dialogut, të votohet për, por ajo të mbahet në seancën e ardhshme, dhe jo gjatë kësaj seance që po zhvillohet sot.


Shumica e grupeve parlamentare, sidomos ato të pozitës, kanë qenë kundër kërkesës së propozuar nga nënkryetari i PSD’së, Visar Ymeri, që të ndërpritet seanca aktuale, dhe të zhvillohet një debat urgjent për dialogun, i cili po udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi, e që sipas Ymerit rol kryesor do të duhej të merrte Kuvendi i Kosovës, shkruan gazetametro.net.

“Debat fillimisht, më pas edhe rezolutë për çështjen e dialogut, posaçërisht vendimmarrjes, që kjo t’i bartet Kuvendit, e jo siç është aktualisht, një proces jo legjitim dhe jo transparent siç është duke vazhduar. Kërkojë që sot urgjentisht të diskutohet çështja e dialogut nga ana e presidentit ku kuvendi është krejtësisht i anashkaluar”, ka propozuar deputeti Ymeri.

Për këtë urgjencë, Ymeri është kritikuar nga të gjitha partitë, duke përfshirë edhe Vetëvendosjen, se po mundohen të marrin protagonizëm.

Shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, ka ironizuar duke thënë se kur e pa kolegun Ymeri se po kërkon ndërprerjen e seancës aktuale dhe po kërkon debat urgjent, mendoi se dikush i ka shpallur luftë Kosovës. Ndërsa, sipas tij, për dialogun është diskutuar në disa tryeza, dhe ai mund të diskutohet pa urgjencë, në seancën e ardhshme.

Kundër, që seanca aktuale të ndërpritet dhe të shkohet me seancë urgjente për dialogun, ka qenë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se është mirë që një seancë e tillë të mos mbahet me urgjencë e shkel e shko, por pasi të jenë përgatitur mirë të gjitha grupet parlamentare.

Nënkryetari i PSD’së, Visar Ymeri ka marrë nga kolegët e Vetëvendosjes, por edhe ata e kanë kritikuar. Glauk Konjufca ka thënë  se kjo do të jetë hera e fundit kur do të ua japin votat, pasi sipas tij, nuk shkon që një ditë përpara të shahet opozita, e pastaj të nesërmen atyre të u kërkohen votat. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë