Loading…
Në SHBA vritet myslimania pas daljes nga xhamia
  • 19/06/2017 | 14:39

...

Një mashkull i ka sulmuar adoleshentët të cilët kanë ikur prapa në xhami, por jo edhe vajza 17 vjeçe, zhdukja e së cilës u lajmërua më vonë.

Pjesëtarët e policisë në shtetin federal amerikan Virgjinia kanë gjetur trupin e pajetë për të cilin dyshojnë se është e myslimanes 17 vjeçe e cila ishte sulmuar në afërsi të xhamisë para se ishte zhdukur.

Adoleshentja, të cilën të afërmit e identifikuan vetëm si Nabra, shëtiste me miqtë kur kishin rënë në konflikt me një vozitës në Herndon, është publikuar nga policia, transmeton gazetametro.net.

Mashkulli ka dalë nga vetura dhe e ka sulmuar vajzën, thuhet në kumtesë. Ajo pas kësaj ishte zhdukur. I dyshuari 22 vjeç është arrestuar dhe është akuzuar për vrasje.

Motivi i sulmit nuk është i njohur, por nga policia kanë pretenduar se në mes tjerash po hetojnë edhe mundësinë e krimit nga urrejtja.

Washington Post raporton se grupi prej katër apo pesë adoleshentë, duke përfshirë edhe Nabrën, kishin shkuar në një restorant të ushqimit të shpejtë pas lutjeve të Ramazanit.

Rreth orës katër në mëngjes, ky grup i adoleshentëve është sulmuar derisa ecnin rrugës. Adoleshentët kanë ikur në xhaminë e afërt por jo edhe Nabra, zhdukja e së cilës është lajmëruar më vonë.

Gjatë hetimit, policët e kanë ndaluar një veturë të dyshimtë në këtë rajon dhe e arrestuan vozitësin, Darwin Martinez Torres.

Rreth orës 15:00, policët kanë gjetur trupin në liqe, pesë kilometra nga vendi i incidentit, pretendohet në kumtesë të policisë.

Policët gjithashtu kanë gjetur një shkop të bejsbollit, lajmërojnë mediet lokale./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë