Loading…
Në tërë botën, vetëm 5 kryeministra nga komuniteti LGBT
  • 29/06/2018 | 16:59

...

Në botë nuk është shumë e shpeshtë që politikanët apo figurat tjera publike të jenë homoseksualë apo të kenë orientime të tjera seksuale, transmeton Gazeta Metro.

Përgjatë viteve, kanë shërbyer në zyrat më të larta të shtetit vetëm 5 kryeministra. Të gjithë kanë qenë nga shtetet europiane, ndërsa dy prej tyre kanë qenë gra.

Aktualisht shërbejnë tre shefa të qeverive që janë nga komuniteti LGBT. Ata janë kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ai i Irlandës, Leo Varadkar si dhe politikania serbe Ana Brnabic.

Jóhanna Sigurðardóttir (2009–2013)

Elio Di Rupo (2011–2014)

Xavier Bettel (2013–)

Leo Varadkar (2017–)

Ana Brnabić (2017–)

Ndërkaq, dy kryeministrat tjerë që tash nuk janë më në këtë pozitë kanë qenë kryeministrja e Islandës, Jóhanna Sigurðardóttir, e cila shërbeu për katër vite deri më 2013, si dhe Elio di Rupo që drejtoi qeverinë belge në periudhën 2011-2014.

Me gjithë të drejtat e garantuara njerëzore në çdo nivel për persona të orientimeve tjera seksuale, në nivelet më të larta profesionale të shoqërisë një gjë e tillë mbetet ende temë ‘tabu’.

Për shembull, në nivelet më të larta të futbollit, futbollisti i parë që kishte pranuar publikisht që është homoseksual ishte gjermani Thomas Hitzlsperger, i cili vetëm pas pensionimit nga futbolli më 2013 kishte pranuar publikisht që është homoseksual. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë