Loading…
Në vitin 2020 bota mund të ketë qytetin e parë lundrues
  • 14/11/2017 | 19:34

...

Nuk është diçka fantastiko-shkencore. Bota mund të ketë një qytet lundrues në vitin 2020. Një ekip i ekspertëve është duke punuar në prototipin që do të rezultonte me një qytet të pavarur që lundron mbi ujërat e oqeanit në afërsi të Polinezisë Franceze.


Njerëzit që qëndrojnë prapa këtij plani besojnë se ky është një shans për të ofruar përmirësuar shoqërinë dhe qeverisjen,  duke ofruar qëndrueshmëri afatgjatë në kohëra kur niveli i detit është rritur.

Organizata jo-fitimprurëse Seasteading Institute qëndron prapa projektit që pjesërisht po financohet edhe nga një lloj i parasë virtuale.

“Qeveritë nuk po përmirësohen. Ato kanë mbetur në shekujt e kaluar. Kjo ndodh sepse toka e nxit monopolin e dhunës për kontrollin mbi të”, thotë Joe Quirk, president i organizatës, transmeton GazetaMetro.net

Polinesia Franceze, një shtet i përbërë nga 118 ishuj në Oqeanin Paqësor, i ka dhënë mbështetjen që testimi të fillojë një ujërat e saj dhe besohet se qyteti mund të ndërtohet dhe të bëhet i banueshëm për disa vjet.

“Nëse mund të kesh një qytet lundrues, në esencë kjo do të thotë se do të jetë një shtet i bërë nga e para”, thotë Quirk.

“Kështu mund të krijojmë shumëllojshmëri të qeverive dhe të njerëzve”, shprehet ai.

Floating city
https://www.seasteading.org/architectural-design-contest/artisanopolis/
Picture: Seasteading

Quirk për këtë ide është inspiruar nga festivali Burning Man, që mbahet në shkretëtirën e Nevadas në SHBA, dhe e sheh atë si model të shoqërisë që dëshiron të ketë në qytetin lundrues.

Financimin fillestar të Seasteading Institute e ka bërë miliarderi amerikan Peter Thiel.

Ekipi synon të ndërtojë 12 struktura në 3 vitet e ardhshme, duke përfshirë këtu shtëpi, hotele, zyra dhe restauronte, me një vlerë totale 60 milionë euro.

Struktura do të ndërtohet duke përdorur drunj të bamboos, fibër të kokosit dhe metale e plastikë të ricikluar.

Zr.Quirk thotë se dëshira e tij është të shoh mijëra qytete të lundruese deri në vitin 2050, ku secili do të kishte mënyrë të ndryshme të qeverisjes.

“Sa më shumë njerëz të jetojnë në to, do të kemi më shumë zgjidhje, dhe kështu rriten shumë gjasat për ta pasur paqe dhe inovacion”,  theksoi ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë