Loading…
Nëna e Marinës, fjalë të mëdha për çiftin (Foto)
  • 12/09/2017 | 11:43

...

Të gjitha Vjollcat me radhë e ndanë edhe në rrjetet sociale urimin për nusen e tyre Marinë që kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Getin. Që nga Luana e motrat e tjera, por edhe mbesat, tashmë edhe ato të njohura për publikun, Vjollcat ishin një buqetë e pandarë në dasmën e Marinës, ashtu si edhe pas saj me fotot që na servirën në profilet e tyre.


Por shefja, siç e quajnë ato të gjitha, mbetet shefe. Maria Vjollca, mamaja e Marinës dhe Luanës, pasi ka postuar disa foto nga ceremonia e dasmës në Facebook dhe Instagram, i ka uruar me një mesazh të ndjerë Marinën dhe Getin.

Siç urojnë nënat në një ditë si kjo, me fjalë zemre, në një foto me çiftin e sapomartuar, Maria shkruan: “Vlerat shpirtërore marrin kuptimin në këtë moment kulminant kurorëzimi! U trashëgofshi yjet e mi! Faleminderit, ndihem e mallëngjyer, e lumtur, sa dhe dashuria juaj!”

Më shumë se e gjithë familja, emocionin e ditës së madhe të Marinës e ka ndier e ëma, e cila, gjatë gjithë dasmës, teksa shikonte të bijën me fustan të bardhë, sytë i shkëlqenin nga lumturia… dhe nga lotët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë