Loading…
Nëna Hava 80 vjeçe që shëron sytë me gjuhë, për vetëm 10 euro (Video)
  • 13/08/2017 | 19:55

...

Për një çmim të volitshëm prej 10 euro, Nana Hava nga një fshat në Bosnjë dhe Hercegovinë, pretendon të jetë në gjendje të ua rikthejë shikimin, duke ua pastruar syrin, nëse keni pësuar nga ndonjë copë metali, qymyri, plumbi, tallë, madje edhe nga qelqi.


80 vjeçarja thotë se ajo është e vetmja në botë që ka aftësinë ta bëjë një gjë të tillë, përcjellë gazetametro.net.

Mendoni se keni diçka në syrin tuaj dhe nuk mundeni ta nxirrni? Ju keni provuar gjithçka, nga spërkatjet me ujë e deri tek rrotullimi i syve, por objektet e tmerrshme nuk largohen? Epo, ndoshta keni nevojë për këtë gjyshe 80 vjeçe që t’ua pastrojë atë me anë të gjuhës së saj.

Nuk është tallje. Ky është fakt, dhe kjo grua në një fshat në Bosnje dhe Herzegovinë pretendon të jetë e vetmja në botë që ka aftësinë për një gjë të tillë.

Hava Celebic, e cila njihet gjerësisht si ‘Nana Hava’, pohon se me teknikën e saj të çuditshme ua ka pastruar sytë rreth 5 mijë njerëzve.

Ajo thotë se për tretmanin që ua bën njerëzve me probleme të tilla nuk merr më shumë se 10 euro..

Video ku ajo tregon për teknikën e saj, dhe e aplikon atë te një person është shpërndarë gjerësisht në internet.

Ajo sterilizon gojën dhe gjuhën e saj me alkool, para se të fillojë këtë procedurë. Sipas pretendimeve të saj, ajo përdor gjuhën e saj për të hequr copa hekuri, qymyr, plumb, talla dhe madje edhe xham nga sytë e njerëzve, shkruan gazetametro.net.

Sipas Nana Havës, fëmijët e saj janë munduar shumë që ta mësojnë këtë teknikë, por për të qenë e sinqertë ajo thotë se nuk ja kanë arritur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë