Loading…
Nëna ngec në luhatësen, u deshtë që zjarrfikësit të intervenonin |VIDEO
  • 28/05/2018 | 23:04

...

Një nënë e re ka gjetur veten në një pozitë të papërshtatshme – ajo ka ngecur në një luhatëse, dhe për ta nxjerr është dashur të intervenojnë ekipet e zjarrfikësve.


Megan Kenway-Head, 23-vjeçe, mbeti e bllokuar në luhatëse në një park lodrash në Southampton të Anglisë, dhe atë hiq më pak se për një orë e gjysmë, derisa në vendin e ngjarjes u shfaqen zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.

Pamjet e këtij momenti të sikletshëm të Meganit kanë përfunduar në internet, ndërsa partneri i saj Jordan Sanders, 24-vjeç, në vend se ta ndihmojë e ka filmuar.

Ai vazhdimisht qeshë me të derisa ekipet e zjarrfikësve kryejnë punën e tyre dhe e nxjerrin nga luhatësja.

“Isha me familjen duke u argëtuar në parkun e lodrave, kur vendosa të ulem në luhatëse. Aty e kuptova që u bllokova, dhe për të më nxjerr është dashur të reagojnë zjarrfikësit”, ka deklaruar nëna e dy fëmijëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë