Loading…
Nenad Rasic tregon çfarë kushte ka Lista Serbe për demarkacionin
  • 13/03/2018 | 17:52

...

Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Nenad Rasic, ka thënë se deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë disa kushte për të votuar pro ratifikimit të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Rashiq në një intervistë në RTK, ka thënë se deputetët e Listës Serbe kanë disa kushte për ta votuar ratifikimin e demarkacionit. Sipas tij këto kushte do të jenë kushte të tyre financiare dhe personale.

“Do të ketë kushte por do të ketë kushte financiare dhe jo aso politike”, ka thënë Rasic.

Ai më tej ka thënë se me izolimin e Kosovës po humbin edhe qytetarët serb që jetojnë në Kosovë. Thotë se të dëshironte që të gjithë qytetarët të paktën ta shijonin jetën e qetë në vendet europiane.

“Nga liberalizimi do të përfitojnë të gjithë sepse edhe serbët e Kosovës janë të izoluar, sepse ne jemi të izoluar nga Serbia, BE-ja dhe të gjithë. Unë do të doja që qytetarët të jetojnë të paktën vetëm tri ditë në mënyrë që ta shohin dhe ta përjetojnë atë qetësi, ku njerëzit nuk i bien borisë pa arsye dhe nuk bërtasin askush, ndërsa ne nuk e kemi një qetësi të tillë”, ka thënë Rasic.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë