Loading…
Nënshkroi me Realin, Spanja shkarkon trajnerin 24 orë para Botërorit?!
  • 13/06/2018 | 09:32

...

Drejtuesit e federatës spanjolle të futbollit janë të nervozuar me selektorin e tyre i cili pak ditë para fillimit të kampionatit botëror njoftoi që ka nënshkruar me Real Madridin dhe do ta marrë drejtimin e kësaj skuadre pas përfundimit të fushatës në Rusi, transmeton Gazeta Metro.

Julen Lopetegui mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Spanjës vetëm dy ditë para se spanjollët të luajnë ndeshjen e parë për ta në Rusi kundër Portugalisë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë që kreu i Federatës spanjolle kishte vendosur dje që ta shkarkonte Lopeteguin pasi që konsideron se ai nuk ka respekt për ekipin kombëtar të cilin tregoi që do ta braktisë ende pa filluar kampionati.

Megjithatë, ky vendim ende nuk është marrë zyrtarisht, pasi që anëtarë të tjerë të federatës i kanë bërë presion drejtuesve që të marrin në konsideratë edhe një herë situatën dhe të mos shkaktojnë kaos në ekip.

Një ndër kandidatët për të marrë drejtimin e spanjollëve nëse vendoset që të shkarkohet trajneri është legjenda e Real Madridit, Fernando Hierro, i cili mban pozitë të lartë në hierarkinë drejtuese të federatës.

Real Madridi bëri të ditur dje që ka nënshkruar me trajnerin spanjoll, lajm që u prit keq nga federata spanjolle. Ata konsiderojnë që Lopetegui i ka dëmtuar gjasat që Spanja të fitojë Botërorin pasi që trajneri do të jetë më shumë i koncentruar me Realin se sa me ekipin kombëtar. /gazetametro.net

Trajneri i ri i Real Madridit: Messi është lojtari më i mirë në histori

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë