Loading…
Nënshkruhet memorandumi me Agjencisë Shtetërore të Arkivave për zhvillimin arkivor dhe digjitalizimin e dokumenteve
  • 21/09/2018 | 14:55

...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot në takim Kryeshefin e Agjencisë Shtetërore të Arkivave Ramë Manaj.


Në këtë takim, ministri Gashi dhe kryeshefi Manaj kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektin “Mbështetja për zhvillimin e veprimtarisë arkivore dhe ngritja e kuadri profesional arkivor” Memorandumi do të zbatohet gjatë vitit 2018, projekt për të cilin MKRS do të investojë me vlerë financiare prej 8 mijë euro.

Qëllim i këtij memorandumi është krijimi i dokumenteve elektronike dhe aplikimi i normave bashkëkohore për zhvillimin e mëtutjeshme të veprimtarisë arkivore. Po ashtu, ky projekt do të mbështetë ngritjen dhe aftësimin e kuadrit profesional arkivor të angazhuar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave por edhe të kuadrit arkivor në arkivat ndër komunale. Ku aktivitet gjithsesi ka mbështetje të plotë ne Ligjin për Arkivin Shtetëror dhe Standardet Ndërkombëtare te Arkivistikës.

Ministri Gashi ka vlerësuar se me nënshkrimin e këtij memorandumi kemi vazhduar më tutje mbështetjen për institucionin më të rëndësishëm të ruajtjes dhe mbrojtjes së dokumenteve shtetërore të cilat i mbesin si histori gjeneratave që vijnë.

Ndërkaq kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave, Manaj, e falënderoi ministrin për përkrahjen që ai po jep për institucionin që ai udhëheq dhe vënien e tij ndër prioritetet e ministrisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë