Loading…
Nënshkruhet memorandumi për mbështetje socio-ekonomike
  • 09/03/2018 | 15:33

...

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata gjermane, Arbeiter-Samariter-Bund (ASB), nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatimin e projektit, “Stabiliteti socio-ekonomik i komuniteteve etnike pakicë dhe shumicë”, programi në Kosovë. Projekti do të implementohet nga OJQ, ‘Preda Plus’ në Kosovë.


Memorandumi u nënshkrua nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica, udhëheqësja e zyrës së ASB në Kosovë, Dafina Hoxha dhe drejtori i zyrës së ‘Preda Plus’ në Kosovë, Fatos Raifi.

Ky është një projekt tre vjeçar, i cili fokusohet në biznese të vogla dhe agrobiznes, me qëllim të trajnimeve të personelit në këto dy fusha, ku do të përfitojnë së paku 250 persona. Projekti gjithashtu, do të ketë në komponentën e vetë edhe projektin për ‘start up’ për mikrobiznese, nga i cili do të përfitojnë 60 përfitues dhe do të ketë shtrirje në 11 komuna të Kosovës. Përzgjedhja e kandidatëve përfitues do të bëhet prej Zyrave të Punësimit, të cilat janë në kuadër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri Reçica u shpreh se do të bashkëpunojë me të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë