Loading…
Nërvozohet Vulin pas deklaratave të Zaevit: Nuk ka Kosovë, por vetëm Serbi
  • 12/07/2018 | 20:13

...

Pas ftesës për shtetiin e Maqedonisë që t’i bashkohet NATO’s, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha sot se të gjithë duhet të ndjekin shembullin e Maqedonisë duke i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.


Kjo deklaratë e Zaevit e ka irrituar tej mase ministrat e Vucicit në Serbi, sidomos njeriu që shquhet për deklaratat nxitëse ndaj Kosovës, bëhet fjalë për ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Vulin i ka reaguar ashpër kryeministrit Zaev, duke i thënë se ai duhet ta dijë se ‘nuk kaa Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbi’, shkruan gazetametro.net.

“Zaev duhet të di se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbia dhe territori nën administrimin e përkohshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë Vulin duke komentuar deklaratën nga kryeministri maqedonas./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë