Loading…
Nëse hani lakër të kuqe, trupi juaj do të ju falenderojë
  • 13/02/2018 | 17:55

...

Ushqimi ka një rëndësi të veçantë në jetën e një personi, e përzgjedhja e tij, flet shumë për shëndetin e tij. Por a i dini të gjitha vetitë e lakrës së kuqe?


Në sajë të vetisë ngopëse që ka dhe kalorive të pakta, kjo lakër duhet të përdoret nga të gjithë. Është e pasur me vitaminë A, duke luajtur rol të rëndësishëm për shëndetin.

Ndërsa prania e vitaminës C, ndihmon për të forcuar sistemin imunitar.

Ndër të tjera lakra e kuqe ka veti të shumta antioksidante, antiinflamatore dhe rigjeneruese.

Konsumi i rregullt i saj, rregullon kolesterolin si dhe ul presionin e gjakut.

Kjo lakër është shumë e mirë nëse konsumohet sallatë e kombinuar me portokall, shegë, arrë dhe lëng limoni. Gjithashtu mund ta përdorni për supë kremoze por edhe për të shoqëruar pjatat me përmbajtje mishi, shkruan noa.al.

Për ta shoqëruar shijen e saj, mund të përdorni edhe erëza, por edhe uthull balsamike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë