Loading…
Nëse i gjeni shpejt këto 5 përgjigje, atëherë jeni inteligjentë
  • 06/12/2017 | 15:45

...

Për pesë pyetjet e mëposhtme duhet të përgjigjeni menjëherë.


Nuk duhet të vonoheni. Përgjigjuni në afatin prej pesë sekondave. Në rregull?

Të shohim pra se sa jeni i zgjuar…

Jeni gati? Të shkojmë…

Pyetja e parë:

– Merrni pjesë në garë. E keni kaluar të dytin. Në cilin vend jeni ju?

Pyetja e dytë:

Për t’iu përgjigjur pyetjes së dytë, mos u mendoni gjatë si në pyetjen e parë. Shkojmë…

– Nëse në garë e kaloni të personin e fundit, atëherë jeni i…?

Pyetja e tretë:

Kjo është matematikë e lehtë! Duhet ta zgjidhni pa kalkulator e pa laps e letër.

– Merri 1000 dhe shtoji 40. Tani shtoji edhe 1000. Shtoji edhe 30.

Shto edhe 1000 tjera. Tani shtoji edhe 20. Edhe 1000.

Tash shtoja vetëm edhe 10.

Cila është shuma?

Pyetja e katërt:

– Babai i Marisë ka pesë vajza: 1. Nana, 2. Nene, 3. Nini, 4. Nono. Si e ka emrin vajza e pestë?

Pyetja e pestë :

Personi memec kërkon të blejë një furçë dhëmbësh. Si e bën këtë? Natyrisht, duke imituar lëvizjen e pastrimit të dhëmbëve, ai ia del të shpjegojë se çfarë kërkon.

– Nëse një i verbër dëshiron të blejë syze të errëta dielli, si do t’ia shpjegojë këtë shitësit?

Përgjigjet:

1. Nëse jeni përgjigjur se jeni i pari, e keni gabim! Nëse e kaloni vendin e dytë, atëherë jeni i dyti!

2. Nëse jeni përgjigjur se jeni i parafundit, prapë e keni gabim. Si mund ta kaloni personin e fundit!

3. A ju doli 5000? Përgjigja e saktë është 4100. Nëse nuk besoni, tash merreni kalkulatorin.

4. Nunu? Jo, natyrisht që jo. Po emri i saj është Maria. Lexojeni sërish pyetjen.

5. Me fjalë pra, shumë thjeshtë!

Nuk ia dolët tek të gjithat mbanë? Apo jo? Atëherë kjo nuk qenka dita juaj…

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë