Loading…
Nëse ju duket kukull, shikoni mirë: Vajza ruse që prindërit nuk e lënë të dalë nga shtëpia
  • 14/11/2017 | 23:45

...

Ajo është veshur si kukull që kur ishte fëmijë, dhe mund të shkojë në takime me djem, vetëm nëse shoqërohet nga nëna e saj, shkruan Gazeta Metro.


Bota mund të jetë një vend i rrezikshëm, sidomos për vajzat, por duket se prindërit rusë kanë shkuar shumë larg kur bëhet fjalë për mbrojtjen e tyre.

Angelica Kenova pothuajse kurrë nuk del nga shtëpia e saj, edhe kur kjo ndodh ajo është çdo herë e shoqëruar gjithmonë nga truprojet.

Arsyeja e kësaj është se prindërit e saj konsiderojnë që ajo është aq e bukur sa që vetëm në këtë mënyrë mund ta mbrojnë atë. “Kur unë isha adoleshente, prindërit e mi më trajtonin si princeshë të vërtetë dhe nuk më linin të dilja jashtë vetëm, apo me djem dhe për këtë arsye unë nuk jam njësoj si vajzat e tjera.

Kështu që unë tani nuk jam në gjendje të jetoj një jetë normale, jam si një kukull”, thotë Angelica. Gjithashtu ajo ka theksuar se në trupin e saj nuk ka ndërhyrje kirurgjike për të ndryshuar trupin dhe se çdo gjë në të është krejtësisht natyrore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë