Loading…
Nëse ju pëlqen Coca Cola me kafe kjo pije është zgjidhje ideale për ju (Foto)
  • 14/09/2017 | 10:57

...

Quhet Coca Cola Coffee Plus dhe ka 50 përqind më shumë kafeinë e po aq më pak kalori.


Sipas mediave ndërkombëtare, ky lloj i ri i Coca Colës momentalisht po shitet vetëm në Japoni, madje ekskluzivisht vetëm nëpër aparate për blerjen e pijeve, transmeton Gazeta Metro.

Për çdo 190 mililitra në kanaqe ka 34 miligramë kafeinë dhe 42 kalori. Ky nuk është lloji i parë i Coca Colës me shije të kafesë, pasi në Europë dhe në Amerikë ishte lëshuar në qarkullim edhe Coca Cola Blak.

Por, konsumatorët japonezë nuk duket se janë ndarë të kënaqur me shijen e kësaj pijeje.

“Për të qenë të sinqertë, nuk më duket shije e mirë, shijon paksa çuditshëm”, thotë një nga blerësit, i cili shton se pija nuk të jep as shije të kafesë e as të Coca Colës.

Coca Cola është prodhuesi më i madh i pijeve të gazuara joalkoolike në botë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë