Loading…
Nëse PAN krijon qeverinë, kryeparlamentari i takon PDK’së
  • 19/06/2017 | 18:28

...

Në bazë të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, posti i kryetarit të Kuvendit do t’i takojë PDK-së.


Por, tani për tani ende nuk dihet, nëse institucionin më të lartë legjislativ në vend do ta drejtoj sërish kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

‘Indeksonline’, ka provuar të bisedoje me dy nënkryetaret e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Hajredin Kuçi, por asnjëri nga ta nuk është përgjigjur në interesimin e mediumit.

Në anën tjetër, ish deputeti i këtij subjekti në legjislaturën e kaluar, Hajdar Beqa ka thënë se ky post padyshim do t’i takojë PDK-së. Duke shtuar se nëse Veseli dëshiron të udhëheq me Kuvendin edhe një mandat, atëherë kjo do të ndodhë.

“Në bazë të marrëveshjes me partnerët e koalicionit, atëherë sigurisht neve na takon posti i kryetarit të Kuvendit. Ne nuk kemi biseduar, por varët nga kryetari i partisë tonë. Nëse pranon ai, ne ma kënaqësi do ta mbështesim”, ka thënë Beqa.

Zyrtari i lartë i PDK-së nuk pret ngërç në formimin e institucioneve. Institucionet, sipas tij, do t’i formoj PAN konform rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

PDK në legjislaturën e kaluar ka pasur 36 deputetë. Ndërsa, në këto zgjedhje kjo parti do të ketë numër më të vogël të ligjvenesve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë