Loading…
Nëse shteti nuk bën diçka, kullat e Jasharajve rrezikojnë të bien
  • 18/09/2018 | 23:37

...

Kullat e Jasharëve në Prekaz rrezikojnë të shemben nëse shteti nuk ndërhyn shpejt për konservimin e tyre.


Por krejt kjo varet nga aprovimi i Ligjit për konservimin e këtij memoriali, i cili ka kaluar leximin e parë.

Deri në miratimin e plotë, Kompleksi do të mbetet në mëshirën e fatit.

Që nga paslufta, numri i vizitorëve në kompleksin memorial `Adem Jashari` ka arritur në 15 milionë.

Sipas ciceronit të kompleksit të Jasharajve nuk ka siguri për ata që e vizitojnë vendin.

“Për atë arsye është bërë edhe mbuloja sepse nuk ka siguri ka pasur edhe prej atyre që mundohesh t’i ndalësh dhe nuk mundesh, pasi ata (vizitorët) kanë dëshirë të prekin gjërat që ka prekur edhe komandanti. Një rast është kur disa nxënës kanë hipur në ballkon dhe për fat të mirë kanë qenë skelet të cilët kanë mbrojtur pasi që mund të përfundonte me tragjedi”, thotë ciceroni.

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë