Loading…
Nëse telefoni ju bie në ujë, veç një gjë s’duhet të bëni (Foto)
  • 12/09/2017 | 13:02

...

Nëse telefoni ju ka rënë në ujë, është e mundshme që ta shpëtoni vetëm nëse keni pak durim.


Megjithatë, ajo që është vdekjeprurëse për çdo telefon që ka rënë në ujë është rryma.

Pasi ta keni nxjerrë nga uji, assesi mos e shtini në mbushës, por as mos e provoni për të parë nëse është duke punuar.

Energjia elektrike dhe uji eventual, i cili ka hyrë në telefon mund të shkaktojnë lidhje të shkurtër, e cila do të shkaktojë dëme të mëdha. Më së miri është që telefoni që ka rënë në ujë të shkyçet, pasi është e mundur që ta shkatërroni kur uji të arrijë te konektori dhe sensori.

Njëra nga këshillat më të popullarizuara është që telefoni të vendoset në oriz të thatë, për të nxjerrë lagështinë. Në fakt, pluhuri, sheqernat dhe mineralet nga orizi po ashtu mund të hyjnë në telefon dhe ta dëmtojnë.

Po ashtu rekomandohet të mos përdoret pajisja për tharjen e flokëve, pasi që në këtë mënyrë vetëm sa do të shtyni më thellë ujin në pajisje dhe nxehtësia mund të dëmtojë kabllon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë