Loading…
Nesër arrin Galaxy 9 Note dhe duket kështu…
  • 08/08/2018 | 19:15

...

Samsung-u të enjten e nxjerr në treg Galaxy-n e ri, ndërsa mjaft informata për këtë telefon tashmë kanë rrjedhë në publik.

Janë paraqitur mjaft fotografi dhe specifikime për Galaxy Note 9-ën ë të re, duke përfshirë edhe çmimin e mundshëm të telefonit, shkruan Independent, transmeton gazetametro.net.

Sipas vlerësimeve të Roland Quandtit nga Mobile Geaks-i, Galaxy Note 9 (prej 512 gigabajtësh), me ngjyrë të zezë e të kaltër, do të kushtojë rreth 1.250 euro, deri sa modeli bazë prej 128 gigabajtësh do të jetë rreth 1.050 euro.

Dizajni i pandryshuar

Pranë Galaxy Note 8, Galaxy Note 9 gati se nuk dallohet nga parardhësi i tij. Kjo ndoshta nuk është befasi, duke pasur paraysh dizajnin unik të këtij tëlefoni të mençur, por kjo sinjalizon se Samsungu në vend të kësaj fokuzohet në brendësinë e telefonit.

Jetë më e gjatë e baterisë, kamerë më e mirë

Përmirësimet më të mëdha do të jetë kapaciteti i baterisë. Pritet se do të shtohet në 4000mAh (nga 3.300mAh në Note 8). Materiali i publikuar i marketingut zbulon edhe kamerën e përmirësuar, e cila “i përstatet syrit të njeriut” për të xhiruar fotografi cilësore.

Bluetooth S Pen

I njëjti material i marketingut thotë se lapsi bluetooth shfaqet me ngjyrë të verdhë. Ai ua mundëson shfrytëzuesve që me ndihmën e tastit të marrin kontrollin mbi kamerën, prezantimet dhe aplikacionet pa e prekur telefonin.

Ai përfshin edhe funksionet si vizatim, incizim i shënimeve dhe dërgime porosi live me lehtësi, si të shkruash me laps në letër.

“Fortnite” për Android

Për shkak të mungesës së përmirësimeve në treg, njëra prej të arriturave më të mëdha të Galaxy Note 9-ës mund të jetë marrëveshja të cilën e ka bërë me “Epic Games”-in, që “Fortnite”-n e popullarizuar ta vendosë në këtë aparat.

Androidi është platforma e fundit kryesore, e cila nuk e mbështet këtë lojë, ndërsa zërat thonë se Samsungu ka siguruar të drejtat për të për periudhën prej 30 ditësh pas lansimit të Note 9-ës.

Raportet në blogjet “9to5Google” e “KSDA Developers” thonë se “Fortnite” do të jetë që më parë i instaluar në telefon, madje para se në shtator të publikohet ne sajtin “Epic Games” për të gjitha aparatet Android./gazetamtero.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë