Loading…
Nesër dihet kush do shkojë në Bruksel të takohet me Serbinë
  • 14/01/2018 | 12:02

...

Shefi për bisedimet me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, Avni Arifi, ka deklaruar se nesër do të publikojnë përbërjen e delegacionit që do të merr pjesë në takimin e radhës në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili do të mbahet më 16 janar në Bruksel.


Ai nuk ka dashur të flas për temat që do të diskutohen, por as për kërkesën që në bisedime të përfshihen edhe përfaqësuesit amerikan, shkruan gazetametro.net.

‘Përbërja e delegacionit publikohet nesër kur të shkojmë atje. Temat janë ato që kanë qenë, agjenda që ka qenë, marrëveshjet të cilat janë përparë, ato tema që kanë qenë’, tha ai.

Ndërkohë, deri tani është vendosur që dialogun ta udhëheq presidenti Hashim Thaçi, e Avni Arifi si shef do të jetë përfaqësues i Qeverisë në dialog.

Ndryshe, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u pezulluan para disa muajsh, ndërkohë që do të nisin nesër pasi dy vendet kaluan nëpër procese zgjedhore vitin që lamë pas./gazetametro.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë